Autoritetet në Serbi kanë bërë dy arrestime për vdekjen e dyvjeçares Danka Iliç, e cila ka tronditur vendin.

Autoritetet kanë arrestuar dy punonjësit e ujësjellësit që goditën vajzën e vogël me automjetin e tyre kur ajo u largua nga  oborri i shtëpisë në qytetin lindor serb të Borit, tha Ministrja e Brendshme Bratislava Gasic.

Trupi i saj u hodh në një kanal nga pasagjerët e automjetit, tha policia serbe të enjten (4/4). Dy të dyshuarit janë punonjës të ndërmarrjes lokale shtetërore të ujit dhe ishin në shërbim  kur goditën vajzën e vogël me makinën e tyre, tha Gasic.

Sipas tij, të dyshuarit e kanë marrë trupin e vajzës, e kanë vendosur në bagazhin e makinës ku mbanin mjetet e punës dhe  kanë shkuar në një zonë ku kanë hedhur trupin e  të miturës. Të dyshuarit e kanë pranuar krimin, thuhet në një komunikatë të policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vajza u raportua fillimisht e zhdukur më 26 mars, duke bërë që policia të lëshonte një apel kombëtar për ndihmë dhe të publikonte foton e saj./vizionplus.tv/