Holanda është në alarm, prej zhytjes në krizë të reparteve të terapisë intensive. Dyndjet e të sëmurëve me COVID-19 kanë ezauruar të gjithë shtretërit në këto reparte, teksa autoritetet po i dërgojnë të shtruarit e rinj drejt Gjermanisë fqinje.

Kjo situatë ka bërë që të rritet numri i të vdekurve, pavarësisht se mbi 70% e të popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Këtë 24 orësh, infektimet shënuan shifrën e dytë më të lartë për gjithë periudhën e pandemisë.

Drejt ezaurimit kapacitetet në terapinë intensive edhe në Gjermani, ku këtë të Mërkurë u shënua një rekord i ri negativ infektimesh me gati 67 mijë raste, mbi 1 mijë më shumë se rekordi i 18 Nëntorit. Edhe numri i viktimave po rritet.

E njëjta situatë edhe në Austri, ku pavarësisht karantinës së plotë prej të Hënës, apo masës së izolimit në shtëpi të të pavaksinuarve, infektimet ditore vazhdojnë të rriten deri në rekordin e ri negativ të gjithë periudhës së pandemisë të kësaj të Mërkure me gati 15 400 raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Infektimet prekën shifrën më të lartë që prej ditëve të fundit të Prillit me mbi 30 400 raste të reja. Në Greqi autoritetet njoftuan më tepër se dyfishimin e shtretërve në terapinë intensive, ndërsa thanë se pandemia tashmë rëndon mbi shpatullat e të pavaksinuarve.