Rekord viktimash nga Covid në Gjermani, Merkel: Situatë dramatike! Vaksinimi e vetmja zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekord viktimash nga Covid në Gjermani, Merkel: Situatë dramatike! Vaksinimi e vetmja zgjidhje

“Situata në Gjermani me pandeminë është dramatike”, kështu u shpreh kancelarja Angela Merkel, në një kohë kur vendi ka shënuar 294 viktima dhe mbi 52 mijë viktima në një ditë.

Këto shifra që janë gjithmonë e në rritje, për Merkel janë një numër i frikshëm dhe e vetmja zgjidhje është vaksinimi.

Vendi po goditen nga vala e 4 , ndërsa  numri i pacientëve në terapitë intensive rritet me shpejtësi.  Duke folur në një takim të kryebashkiakëve, Merkel tha se është “plotësisht indiferente nëse vendi ka një qeveri në detyrë apo një qeveri me kapacitete të plotë, pasi reagimi për këtë situatë duhet të jetë i fortë dhe se e vetmja rrugëdalje nga pandemia është vaksinimi”.

Përballë kësaj situate, gjithnjë e më shumë rajone të Gjermanisë kanë vendosur të mos lejojnë të pavaksinuarit në restorante, bare, klube dhe ngjarjet kulturore. Gjermania prej 15 nëntorit ka vendosur rregullin 2G, një dokument që shërben si një leje e gjelbër apo greenpass për personat e vaksinuar apo për ata që e kanë kaluar COVID.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy