Një i ri britanik, është gjetur pas 6 vitesh në Francë. Sipas SkyNews, Alex Batty, nga Oldham kur ishte vetëm 11-vjeç kishte shkuar për pushime në Spanjë së bashku me nënën dhe gjyshin e tij, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Por kur për familjen e tij shpresat kishin humbur, Alex Batty u gjet të mërkurën në mëngjes në qytetin Revel.

Një student tha për mediat franceze se kishte parë një adoleshent , i cili më vonë do të rezultoi se ishte Alex, duke ecur natën në shi dhe i kishte ofruar ta merrte me makinë.

Pasi foli për një moment, Aleksi i tregoi atij historinë e tij dhe tha se kishte ecur në male për më shumë se katër ditë në një përpjekje për t’u kthyer në Angli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur për Le Depeche, ai tha: “Minutat e para, ai dukej pak i turpshëm. Ne u përpoqëm të flisnim në frëngjisht, por vura re se ai nuk e fliste gjuhën.

Vendosa të komunikoja në anglisht. Kur e pyeta se si quhej, ai tha se quhej Zac dhe më pas vazhduam të bisedonim. Ne folëm për më shumë se tre orë. Ai më dha identitetin e tij të vërtetë, Alex Batty, përpara se të më shpjegonte historinë e tij”.

Ai tha se Alex i kishte thënë se ishte rrëmbyer nga nëna e tij dhe kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 persona si pjesë e një “komuniteti shpirtëror”, duke mbërritur në Francë rreth vitit 2021.

Alex shkoi jashtë vendit me nënën e tij Melanie Batty, 38 vjeç dhe gjyshin e tij David Batty, 59 vjeç, në një udhëtim në vitin 2017. Pavarësisht apeleve publike ndërkombëtare, kujdestari ligjor i Alex, gjyshja e tij Susan Caruana,  nuk e kishte parë atë që kur u largua nga Britania.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia e Mançesterit tha se ishte në kontakt me autoritetet franceze. Një zëdhënës i autoriteteve tha: “Ky është një hetim kompleks dhe afatgjatë dhe ne duhet të bëjmë hulumtime të mëtejshme, si dhe të vendosim masat e duhura mbrojtëse”.