Një operacion i Interpol dhe forcave të policisë dha sot si rezultat lokalizimin dhe kapjen e një 40-vjeçari  nga Shijaku, i kërkuar ndërkombëtarisht për akuzën e rëndë të marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura.

Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Troca, i cili kërkohej nga Italia pasi Gjykata e Santa Maria Capua, në Itali, e kishte dënuar më parë me 8 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit fqinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";