Një 15-vjeçar spanjoll ka vrarë me pushkë prindërit dhe vëllain e tij të vogël, duke tronditur opinionin publik spanjoll.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe, ndërkohë që detajet janë të denja për një film horror. I riu, pasi i ka vrarë, ka qëndruar me kufomat për 3 ditë në shtëpi, ditë në të cilat nuk ka shkuar në shkollë.

Policia po heton për shkaqet e kësaj vrasjeje të trefishtë brenda familjes, ndërsa mediat spanjolle publikojnë se gjithçka lidhet me notat e këqija që merrte adoleshenti në shkollë. Sipas “El Pais”, pas një sherri me të ëmën, kjo e fundit i ka hequr internetin djalit të saj për ta dënuar.

Gjithçka u zbulua pasi djali ka takuar rastësisht në rrugë një nga fqinjët, që e pyeti se përse kishte disa ditë që nuk ia kishte parë prindërit. Fare qetësisht, djali iu përgjigj se i kishte vrarë disa ditë më parë. Fqinja njoftoi të afërmit e djalit, të cilët shkuan në shtëpi dhe zbuluan krimin makabër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";