E rëndë në SHB, 15-vjeçari vret prindërit dhe motrën e vogël, publikon foto në rrjetet sociale: Të bëhen gati në shkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në SHB, 15-vjeçari vret prindërit dhe motrën e vogël, publikon foto në rrjetet sociale: Të bëhen gati në shkollë

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar këtë të shtunë në SHBA. Një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël dhe ka postuar fotot e masakrës nëpër rrjetet sociale, para se t’i kthente armën dy qenve të familjes dhe vetes kur policia mbërriti në vendngjarje.

Uilliam Colburn, 15 vjeç, vrau babain e tij 63-vjeçar, nënën e cila festonte ditëlindjen, si dhe motrën 2 vite më të vogël se ai, në atë që policia e quan vrasje të 3-fishtë.

Ai gjithashtu postoi foto të familjarëve të tij të vdekur në rrjetet sociale, ku dhe kërcënoi se të njëjtën gjë do të bënte në shkollë.

Policia menjëherë zbarkoi në shtëpinë e tyre në Aransas Oaks të Teksasit në orën 11 të darkës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy