Një 26-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga pronari i shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 prillit në lagjen Longuele të Bergamos. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar sëbashku me  një person tjetër kishin hyrë për të vjedhur në banesën e një 85-vjeçari, i cili në të shkuarën kishte mbajtur pozicionin e financierit.

Sapo i moshuari ka parë shqiptarin në banesë, ka nxjerrë armën që mbante poshtë jastëkut dhe e ka qëlluar të riun shqiptar në qafë, më aps ka lajmëruar menjëherë autoritetet.

I riu shqiptar është çuar për ndihmë mjekësore në spital, dhe më pas është burgosur. Gjithashtu është arrestuar edhe bashkëpunëtori i shqiptarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";