Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Torino të Italisë në orët e natës. Një 39-vjeçar u mori jetën gruas dhe djalit 5-vjeçar, për shkak se bashkëshortja i kishte kërkuar divorcin.

 

Më pas ai u përpoq të vetëvritej, duke u hedhur nga ballkoni, por tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sapo të marrë veten, ai do të prangoset. Autori i krimit të rëndë është identifikuar si  Alexandro Riçio, ndërsa gruaja e tij që humbi jetën, Teodora Casasanta. Policia u lajmërua nga një fqinj, i cili u zgjua nga britmat.