E bezdisi me të qara teksa po luante/ 22-vjeçari vret djalin e porsalindur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E bezdisi me të qara teksa po luante/ 22-vjeçari vret djalin e porsalindur

Të qarat e djali të tij Lucas e bezdisën aq shumë babanë, Joseph Ëilliam McDonald, saqë i dha disa goditje të rënda atij. Gjithçka ndodhi pse babai donte të përqendrohej tek video-lojëra. 22-vjeçari australian i shkaktoi dëmtime djalit vetëm shtatë javësh, që më pas e çuan drejt vdekjes.

 

Babai, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia ndaj një të mituri, pranoi krimin. Ai do të kryejë 20 vjet burg

 

Advertisement

Prindërit kishin raportuar në fillim se foshnja kishte rënë aksidentalisht gjatë ndërrimit të pelenës. Gruaja po ashtu kishte thënë se djali nuk ndihej mirë për shkak të vaksinave të fundit që kishte kryer. Ai u dërgua me vonesë në spital, ku mjekët e diagnostikuan me një dëmtim të shtyllës kurrizore, që e kishte pësuar pas në trauma agresioni.

 

Babai u përpoq të arratisej duke u larguar nga spitali dhe vetëm pas arrestimit, ai e pranoi krimin.

 

Advertisement

 

Disa ditë para sulmit, australiani kishte bërë kërkime në internet për të kuptuar si të frenonte shpërthimet e inatit e të nervave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy