Priste dëshpërimisht që të shtohej me djalë, i lindi vajzë. Babai vret veten, gruaja pëson atak kardiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Priste dëshpërimisht që të shtohej me djalë, i lindi vajzë. Babai vret veten, gruaja pëson atak kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një person ka kryer vetëvrasje duke u djegur sepse në jetë i erdhi një vajzë dhe jo djalë, siç edhe dëshironte familja e tij.

Sipas Fanpage.it, ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës që lamë pas në një fshat, në zonën e njohur si Tripura Perëndimore, në lindje të Indisë.

Por ngjarja e rëndë nuk mbyllet më kaq, pasi nëna që solli në jetë fëmijën ka vdekur pas një araku kardiak që pësoi në zemër.

Mësohet se babai që kreu vetëvrasjen është nxitur nga këmbëngulja e familjes së tij që i kërkonin vazhdimisht të kishte një trashëgimtar mashkull.

Advertisement

Policia në Indi ka hapur edhe një dosje hetimi në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Priste dëshpërimisht që të shtohej me djalë, i lindi vajzë. Babai vret veten, gruaja pëson atak kardiak shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy