Horror në Itali/ Babai mbyt dy fëmijët binjakë dhe pastaj vret veten, ja SMS-ja që i çoi gruas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Horror në Itali/ Babai mbyt dy fëmijët binjakë dhe pastaj vret veten, ja SMS-ja që i çoi gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën e Lecco-s në Itali, ku dy fëmijë binjakë 12 vjeç janë mbytur nga babai i tyre, i cili më pas ka vrarë veten, raportojnë mediat italiane duke cituar burime pranë policisë.

Burri, mosha e të cilit nuk dihet, ishte nga Milano dhe ndodhej me pushime me dy fëmijët në Lecco. Sipas policisë shkaku i këtij akti makabër ndaj fëmijëve të tij është ndarja nga bashkëshorja.

Çifti ishte në process divorci dhe për t’u hakmarrdhe ndaj bashkëshortes mbyti dy fëmijët e tij. Ishte pikërisht nëna që i gjeti e para fëmijët e saj të pajetë në shtëpi, e cila kishte ardhur me urgjencë nga Milano pas një mësazhi tronditës të ish-burrit.

“Nuk do t’i shohësh më kurrë fëmiëjt e tu”-ishte mesazhi i babait të tyre. Më pas pasi kreu aktin makabër vrau vetën dukje u hedhur nga një urë pak larg vendit të krimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy