Një vajzë adoleshente nga Afganistani është vlerësuar në rrjetet sociale për “heroizmin”, pas luftës kundër militantëve talibanë javën e kaluar, të cilët i vranë prindërit.

E reja mori armën që dispononte familja e saj dhe qëlloi drejt militantëve; dy prej tyre humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Talibanët shkuan në shtëpinë sepse babai i adoleshentes ishte një mbështetës i qeverisë.

Fotoja e vajzës, teksa mban në duar një armë është bërë virale ditët e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vonë, disa militantë shkuan në shtëpi për ta sulmuar, por u rrahën nga fshatarët dhe forcat pro qeverisë.

Zyrtarët thanë se vajza mendohet të jetë mes moshës 14 dhe 16 vjeçe, ndërsa vëllai i saj është dërguar në një vend të sigurt. Përdoruesit e rrjeteve sociale e lavdëruan adoleshenten:

“I heqim kapelen për kurajon!”

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja jote do të të japë një paqe relative!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara në Afganistan, dhe dhuna ndaj gruas atje është e lartë.

Talibanët firmosën një marrëveshjë për paqe me SHBA-të në muajin shkurt, por shumë anëtarë vijojnë të bëjnë thirrje për përmbysje të qeverisë aktuale në Afganistan.

I vranë prindërit, adoleshentja ekzekuton dy talibanë dhe plagos disa të tjerë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";