Instagram ka bllokuar llogarinë e nipit te ish-presidentit John Kennedy, një kritik i vazhdueshëm i vaksinës ndaj Covid 19.

Llogaria e Robert F. Kennedy Jr, me 800 mijë ndjekës, u bllokua këtë të mërkurë nga gjigandi teknologjik, Facebook, me preteksin e shpërndarjes së informacioneve kundër vaksinës. Bllokimi ndodhi fill pas shpërndarjes së klipit viral “Planet Lockdoën”, ku Catherine Fitz, keshilltarja e investimeve në ish-administraten e Bush thotë se “Covid-19 u shpik per te skllaveruar njerezimin.

Heqja e llogarisë së Kennedy vjen pak ditë pasi Facebook lajmëroi se do të fshijë  të gjitha postimet që ngrenë dyshime për efektin e vaksinës së koronavirusit dhe që nuk përputhen me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe autoriteteve të tjera shëndetësore.

Facebook u zotua të heq nga rrjeti social permbajtjet të cilat i kosideron si “pretendime të rreme”. Bëhet fjalë për ato postime që thonë se Covid-19 është prodhuar nga njeriu dhe se vaksinat mund të jenë të rrezikshme, joefektive ose që shkaktojnë autizëm. Në të njëjtën kohë, kompania u zotua të “zhvillojë fushatën më të madhe në të gjithë botën” për të promovuar vaksinimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Censurimi i rrjeteve sociale po has kundershti dhe kritika të vazhdueshme nga perdoruesit që akuzojnë kompanitë për heqjene të drejtes se fjalës.. Pak ditë më parë llogaria e ish Presidentit të Amerikës Donald Trump, u mbyll përgjithmonë nga platforma Twitter.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";