Integrimi sa më parë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për të parandaluar ndikimin e Rusisë në rajon. Ky ishte mesazhi kryesor në ditën e parë të Forumit për Dialog që po zhvillohet në Ohër.

 

Ndërsa mbështeti dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor kërkoi që të zgjidhet ngërçi i zgjerimit për vendet e tjera të rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BORUT PAHOR
PRESIDENT I SLLOVENISE

“Nuk jam kundër që t’i jepet statusi i shtetit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, por një status të tillë, duhet ti jepet edhe Bosnjës ndërsa procesi të vazhdojnë edhe me vendet tjera, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë, të Cilat nuk e njohin njëra tjetrën. Është çështje gjeostrategjike dhe ne duam të jemi me ju dhe duam të bëjmë diçka me ju, por edhe ju të qëndroni me ne.”

 

E pranishme në këtë forum ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kërkoi heqjen e vizave për qytetarët dhe njohjen e pavarësisë nga ato vende të bllokut që nuk e kanë bërë deri tani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES

“Çështja është shumë e thjeshtë, nëse dëshironi të luftoni kundër ndikimeve ruse dhe kineze në rajon, njiheni Kosovën, njiheni pavarësinë e Kosovës, lejoni liberalizmin e vizave. Mbështetni statusin e shtetit kandidat të Kosovës dhe Bosnjës. A dëshironi të luftoni me ndikimet ruse? Atëherë mbështetni Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Duke u ndalur te dialogu Prishtinë-Beograd ,Osmani tha se marrëveshja duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke.

 

VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES
“Njohja e ndërsjellët, siç e dimë të gjithë është zgjidhja e vetme e cila do të sjell stabilitet dhe paqe afatgjate në rajon.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë fjalimit e tij theksoi domosdoshmërinë e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.