Sllovenia merr presidencën e BE/ Prioritet integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sllovenia merr presidencën e BE/ Prioritet integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sot, Portugalia i dorëzon Sllovenise presidencen e Bashkimit Evropian. Kryeministri Portugez Antonio Costa, tha se gjatë presidencës së tij janë përmbushur  të gjitha premtimet si dhe është perballuar situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Sllovenia do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian për herë të dytë pas trembëdhjetë vjetësh. Ashtu si gjatë presidencës së saj të parë në 2008, kur bota po përballej me një krizë të rëndë ekonomike, presidenca aktuale sllovene po zhvillohet në kohë pasigurie për shkak të pandemisë.

 

Advertisement

Ndër sfidat kryesore gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Sllovenia rendit integrimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Ndryshimin e presidencës e ka mirëpritur edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Reagimi i tij erdhi pas një deklarate të sekretares për çështje evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarija e cila deklaroi se gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare.

Advertisement

 

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

 

Advertisement

“Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze, e cila varrosi të gjitha përpjekjet që kolegu i saj nga qeveria e njëjtë Silva i bëri disa muaj me radhë që në fund të presidencës gjashtëmujore të dalë me një propozim të shkëlqyer dhe të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut, edhe të Bullgarisë. Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi. Sllovenia është një ndër avokatët më të mirë të rajonit, njeh mirë mentalitetin dhe turbulencat nëpër të cilat kanë kaluar vendet.”

 

Në qershor të këtij viti Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Por mosmarrëveshja mes dy vendeve ka penalizuar edhe Shqipërinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy