Qytetarët me të drejtë vote në Iran zgjedhin sot presidentin e ri të republikës islamike, e gjunjëzuar ekonomikisht nga sanksionet amerikane, keqmenaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit.

 

Kandidati më favorit konsiderohet Ebrahim Raisi, një klerik 60 vjeçar i vijës së ashpër politike dhe udhëheqës i gjyqësorit i cili akuzohet fajtor për krime kundër njerëzimit nga organizatat e të drejtave të njeriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raisi ka qenë një nga gjykatësit iranianë në vitin 1988, i cili ka mbikëqyrur një seri gjyqesh të shpejta, në të cilat mijëra të burgosur politikë janë dënuar me vdekje dhe janë ekzekutuar.

 

Këshilli i Gardianëve, një organ i fuqishëm i vetingut në Iran, ka penguar kandidatët e moderuar të garojnë. Sfiduesi kryesor i Raisit dhe i vetmi i moderuar në garë është Abdolnaser Hemmati. Ai ka shërbyer si shef i Bankës Qendrore të Iranit përpara se të shkarkohej, për të kandiduar për president.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në mesnatë.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";