Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike emëroi zyrtarisht, Joe Biden, si kandidatin e saj presidencial për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Emërimi u bë në natën e dytë të Konventën Kombëtare që u mbajt në mënyrë virtuale.

Në një konventë normale, votimi i thirrjeve zgjat më shumë se një orë dhe zhvillohet në një arenë të mbushur me mijëra delegatë besnikë të partisë. Por, këtë vit i gjithë programi i konventës po zhvillohet në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Faleminderit shumë. Nga fundi i zemrës sime. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë botë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të gjithëve të enjten”, tha Biden, i cili do të mbajë fjalimin e tij më 20 gusht.

Advertisement

Biden foli nga shtëpia e tij i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij, duke pasuar fjalimet nga ish-presidenti, Bill Klinton, ish-Sekretari e Shtetit, John Kerry, dhe ish Sekretari Republikan i Shtetit, Colin Powell .

“Donald Trump thotë se ne po udhëheqim botën. Epo, ne jemi e vetmja ekonomi e madhe industriale që kemi nivelin e saj të papunësisë trefish”, tha ish-presidenti Klinton.

“Në një kohë si kjo, Zyra Ovale duhet të jetë një qendër komande. Përkundrazi, është një qendër stuhie. Ka vetëm kaos”, tha ai.

Presidenti Trump, i cili garon për rizgjedhje në nëntor, udhëtoi për në Arizona për t’u takuar me anëtarët e patrullave kufitare pranë kufirit me Meksikën. Ai tha se Biden, si president, do të shkaktonte “një përmbytje të emigracionit të paligjshëm siç bota nuk e ka parë kurrë.”

Advertisement

Trump, tha se plani i imigrimit i Bidenit është “më ekstremi, i pamaturi, i rrezikshëm dhe vdekjeprurës” i paraqitur ndonjëherë nga një kandidat i partisë kryesore.

“Duhet të mposhtet. Dhe do të mposhtet më 3 nëntor”, tha ai./R.E.L

Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy