Ish-mbrojtësi i Francës, Jean Pierre Adams ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pasi kaloi 39 vjet në koma.

Futbollisti francez ishte vetëm 34 vjeç kur ra në një gjendje kome pas një gabimi mjekësor.

Në vitin 1982, atij iu aplikua një dozë pothuajse fatale e anestezisë para një operacioni rutinë të gjurit, i cili shkaktoi dëmtim të trurit, duke bërë që Adams të futej në koma për 39 vjet.

Futbollisti francez gjatë karrierës së tij si futbollist, bëri mbi 140 paraqitje për ekipin e Nice në Francë, por ai gjithashtu luajti edhe për ekipin e PSG.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Adams la spitalin pas 15 muajve trajtim, e që nga ajo kohë për të u kujdes gruaja e tij, Bernadette.