Kundërshtari i Putin del nga koma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kundërshtari i Putin del nga koma

Figura kryesore e opozitës ruse, Alexei Navalny doli nga gjendja e komës. Sipas “BBC”, një spital në Berlin ka dhënë lajmin se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Pas helmimit që e futi në koma, doktorët thonë se ai u është përgjigjur stimujve. Navalny u dërgua për kurim në Gjermani pasi u helmua me agjentin nervor Novichok, sipas mjekëve gjermanë, teksa priste për një fluturim

Advertisement

. Deri tani janë hedhur akuza se helmimi i tij ishte i qëllimtë nga Vladimir Putin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha javën e kaluar se Navalny ishte viktimë e një tentative vrasjeje dhe se do të kërkohet përgjigje nga Rusia për këtë.

Advertisement

Kundërshtari i Putin del nga koma shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy