Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin. Deklarata e tij vjen pas miratimit të një valë sanksionesh ndaj Rusisë nga vendet perëndimore., shkruan BBC

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, tha se ka ardhur koha për të “bllokuar ambasadat”.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.

Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Europës, por tha se diçka e tillë i dha Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje.