Putin: Mënyra e vetme për të mbrojtur Rusinë është pushtimi i Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Mënyra e vetme për të mbrojtur Rusinë është pushtimi i Ukrainës

“Nuk ka mënyrë tjetër për të mbrojtur Rusinë, përveçse duke pushtuar Ukrainën”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thyer heshtjen për të parën herë pas nisjes së bombardimeve ruse në Ukrainë orët e para të 24 shkurtit.

Sipas kreut të Kremlinit, Moska ishte “e detyruar” të ndërmerrte hapat e mësymjes deri në Kiev. Po ashtu, Putin ka shtuar se risku i ekzistencës ruse ishte kërcënuar rëndë dhe Perëndimi, nuk i kishte pranuar kërkesat e sigurisë së Moskës, ndaj një opsion tjetër, nuk i ishte lënë atij.

“Nuk duam ta dëmtojmë botën”, vijoi presidenti rus. “Duam të mbrojmë veten”.

Advertisement

Mbi rolin e Rusisë, ai theksoi se ata mbeten pjesë e ekonomisë botërore, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga perëndimorët. Sakaq, Qeveria e tij, për Putinin, duhet të japë më shumë liri në biznes dhe të tejkalojë parashikimet.

Sa i përket sanksioneve nga fuqitë e mëdha, duket se ato nuk i bëjnë shumë përshtypje atij.

“Nuk do të dëmtojmë atë sistem në të cilin bëjmë pjesë. Partnerëve tanë, nuk u leverdis të na lënë jashtë. E di që do të ketë masa, por jemi të përgatitur për sanksionet”.

Nga çështje, nuk lëvizet asnjë milimetër. Misioni, vijon të mbetet pushtimi i plotë i Ukrainës.

Advertisement

Qëllimi, mësymja përfundimtare në Kiev. Objektivi, përballja me Perëndimin.

Ndërsa, ideja, veçse ajo e luftës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy