Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një zonë periferike të Napolit. Një 88-vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij me aftësi të kufizuara, 47 vjeç, ndërsa plagosi edhe djalin tjetër 51-vjeçar.

Pas vrau me armë zjarri djalin e tij, i moshuari italian nisi të qëllojë në drejtim të bashkëshortes dhe djalit tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Gruaja përfundoi në spital, në gjendje të rëndë psikologjke, ndërsa pritet që dëshmia e saj të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Pasi kreu krimin, 88-vjeçari mori në telefon autoritetet, duke iu shpjeguar gjithçka kishte ndodhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Itali/ Babai vret në gjumë djalin me aftësi të kufizuara shkruan Vizion Plus.