Italia fitoi duke shkëlqyer në duelin hapës të kampionatit europian. Azurrët mposhtën 3 me 0 Turqinë në duelin e grupit A në sfidën e parë të kompeticionit luajtur në Romë.

 

Vendasit dominuan gjithçka që në pjesën e parë, mirëpo nuk mundën të shënonin në disa raste që iu paraqitën me Insigne dhe Chiellini. Në fraksionin e dytë Italia kaloi ne avantazh me një autogol të Demiral në minutën e 53 pas një aksioni të Berardi nga e djathta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

12 minuta më vonë pas një aksioni të bukur skuadra e Mancinit dyfishoi shifrat me anë të Imobile. Jorghino dhe Barella ishin zotër të mesfushës duke i dhënë mundësi edhe sulmuesve të dalin shpesh ne mundësi shënimi duke konkretizuar në minutën e 79 me anë të Insigne.

 

Me këtë fitore të madhe Italia konfirmon pritshmëritë si pretendente e fitores finale teksa pret e qetë ndeshjen e së shtunës të vlefshme për këtë grup Zvicer vs Uells.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";