Tanke, topa, predha dhe “Apache”, Greqia i tregon “dhëmbët” Turqisë (foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tanke, topa, predha dhe “Apache”, Greqia i tregon “dhëmbët” Turqisë (foto)

Tanke, topa, predha dhe “Apache”, Greqia i tregon “dhëmbët” Turqisë (foto)

Ushtria greke zhvilloi sot stërvitjen vjetore të quajtur “TAMS” disa kilometra në kufi me Turqinë duke angazhuar në të reparte të artilerisë si edhe të helikopterëve.

Nga fotot e shpërndara prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë duket se në këtë stërvitje janë angazhuar edhe helikopterët e avancuar “Apache”, raporton abcnews.al.

Stërvitja është duke u zhvilluar në zonën e Aleksandropulosit në Greqinë Lindore, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë. Ajo përfshinte personelin dhe mjetet e Brigadës XXI të blinduar (XXI TTHT “TRAJNIMI I KORS – TABELA”) dhe helikopterët e sulmit të tipit Apache (EU / P) të Brigadës së Parë të Forcave Ajrore të Ushtrisë (1 TAXAS).

Advertisement

Dy shtetet kanë patur raporte të tensionuara gjatë viteve të fundit për shkak kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor si edhe përplasjen që vijon për çështjen e ishujve.

Muajt e fundit ka patur mjaft incidente mes dy shteteve në kufi, me akuza të ndërsjellta për të shtënat nga të dyja anët e kufirit. Greqia akuzon Turqinë se i provokon në kufi, ndërsa Turqia akuzon grekët për kthim të paligjshëm të emigrantëve përmes lumit Evros dhe shkelje të të drejtave të tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy