Greqia sfidon Turqinë, nis anije dhe avionë në zonën turke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia sfidon Turqinë, nis anije dhe avionë në zonën turke

Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e Egjeut Lindor.

Së fundmi Greqia ka planifikuar të zhvillojë trajnim me avionë dhe anije të pajisur me raketa në këtë zonë “të nxehtë”, duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë prezencën e anijeve turke që ndodhen aty.

Sipas mediave në shtetin fqinj marina greke ka publikuar së fundmi një NAVTEX, përmes të cilit njoftohen të gjitha anijet që lundrojnë në atë territor se në zonat e ishujve të Rodosit, Kastelorizos, Kretës dhe Karpathosit do të zhvillohen stërvitje ushtarake.

NAVTEX-i hyn në fuqi nesër dhe do tw zgjasw deri mw 27 gusht.

Advertisement

Në zonën e Egjeut Lindor prej disa javësh janë pozicionuar një numër i lartë anijesh ushtarake nga shtete të ndryshme si: Franca, SHBA, Turqia dhe Greqia për shkak të shqetësimit për një konflikt të mundshëm ushtarak.

Greqia sfidon Turqinë, nis anije dhe avionë në zonën turke shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy