Italia do të vendosë një karantinë 5-ditore për të gjithë ata që mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do ta nënshkruajë urdhrin këtë të martë.

Ata që hyjnë në Itali duhet të bëjnë edhe tamponin gjithashtu. Pas përfundimit të karantinimit 5-ditor, udhëtarët detyrohen të kryejnë edhe një tjetër tampon.

Rreth 3 milionë persona kanë marrë deri tani dozën e dytë të vaksinës në Itali. Sipas raportit të Palazzo Chigi, numri i personave të imunizuar ka arritur në 3,037,122.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";