Italia mbyll klubet e natës/ Maska e detyrueshme edhe në ambientet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia mbyll klubet e natës/ Maska e detyrueshme edhe në ambientet publike

Nga kjo e hënë, Italia fqinje do të mbyllë klubet e natës ndërsa mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme edhe në vendet publike të populluara nga ora 6 e mbasdites deri në 6 të mëngjesit.

Këto foto nga turmat e pushuesve të rinj krejtësisht të pakujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, kanë nxitur një debat të madh mbi rrezikun që do të pasohej me mbylljen e shkollave edhe në shtator.

Advertisement

Për këtë arsye, ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza riktheu kufizimet e para.Ky vendim vjen në një kohë kur janë shtuar rastet e infeksioneve covid 19 tek moshat e reja.

ROBERTO SPERANZA, MINISTER I SHENDETESISE, ITALI
“Kam nënshkruar një rregullore të re e cila parashikon pezullimin e aktiviteteve të vallëzimit, jashtë dhe brenda, që zhvillohen në disko dhe në çdo hapësirë tjetër të hapur për publikun. Detyrimin për të veshur një maskë edhe jashtë nga ora 18.00 deri në 6 të mëngjesit, në vendet ku ekziston rreziku i grumbullimit të njerëzve. Numri i infeksioneve të reja në Itali, megjithëse ndër më të ulëtit në Evropë, po rritet. Ne nuk mund të hedhim në erë gjithë sakrificat e bëra në muajt e kaluar.Prioriteti ynë duhet të jetë rihapja e shkollave në siguri të plotë në muajin shtator.”

Rregullat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 7 shtator ndërsa një javë më pas, vendi fqinj ka parlajmëruar se do të nisë aktiviteti mësimor në shkolla.

Advertisement

Italia mbyll klubet e natës/ Maska e detyrueshme edhe në ambientet publike shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy