“Vuaja kur shikoja fëmijët e lagjes duke luajtur”, Zhani Ciko kujton fillesat e violinës që 5 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vuaja kur shikoja fëmijët e lagjes duke luajtur”, Zhani Ciko kujton fillesat e violinës që 5 vjeç

Mësimet e para për violinë i mori në moshën 5-vjeçare nga daja i tij, kompozitori i njohur Nikolla Zoraqi. Sot, Zhani Ciko, vjen me një rrëfim ndryshe në “Quo Vadis”, në ekranin e Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj. Teksa kujton momentet e para kur ka nisur të mësojë violinën, thotë se e “e ka vuajtur” disi faktin që fëmijët e moshës së tij luanin me njëri-tjetrin, ndëra atij i duhej të bënte ushtrime me violinën.

Zhani Ciko: Studimi i një instrumenti si violina është një punë e mundimshme. Fillimi në moshën 5 vjeç i dedikohet dajës tim, Nikolla Zoraqi, i cili ishte në atë kohë një nga violinistët më të mirë të liceut artistik. Kishte të bënte me njëfarë predispozite dhe dëshire për ta prekur instrumentin që unë dëgjoja në shtëpi, që unë shikoja se si studion ky, për tu afruar dhe për të parë nëse kisha përshtatshmëri me instrumentin apo jo, ia vlente që ta filloja apo jo. Ishte një periudhë përgatitore për të më testuar mua. Edhe unë e kam vuajtur…në kohën që shikoja fëmijët e lagjes, që luanin me topa, unë duhet të bëja 20 herë këtë ushtrim, 30 herë këtë ushtrim, dhe isha pak naiv. Ato më thonin ja ku i ke 10 kokrra fasule, e luajte një herë ikën një kokërr, duhet ta bësh 20 herë. Unë e bëja 6-7 herë dhe pastaj lodhesha. Nuk i merrja t’i fshija, por i lija me sinqeritet atje kokrrat. Ndërsa në bahçe kishim lepura, pula, gjela…kur i shikoja që luanin të lirë, thoja ‘po mund të kisha qenë dhe unë një pulë ose një gjel i mirë’. Zërin nuk e provova për arsye se mora degën instrumentale. Mua më pëlqentë kantoja dhe repertori i kantos shumë, por shpesh herë kur në radio ishin disa emisione që ne mblidheshim i dëgjonim, unë këndoja me to, babai thoshte me ironi ‘mbylleni radion se po këndon Zhani Ciko’./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy