Një vajzë 16-vjeçare në SHBA u arrestua ndërsa e gjithë shkolla u izolua, pas kundërshtimit të saj për të mbajtur një maskë për fytyrën.

Arrestimi i saj shkaktoi zemërim te konservatorët të cilët e kanë quajtur këtë si shkelje të të drejtave të njeriut. Mediat e huaja raportojnë se 16-vjeçarja Grace Smith u mor nga zyrtarët e shkollës dhe një oficer policie kur ajo doli nga dyert e shkollës së mesme Laramie në Wyoming.

Smith ishte pezulluar dy herë më parë për kundërshtimin e mbajtjes së maskës së fytyrës. Ajo u ndëshkua me 500 dollarë gjobë nga një oficer policie, pastaj u prangos dhe u arrestua kur ajo refuzoi të linte vullnetarisht shkollën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Smith refuzoi të largohej, një njoftim nga altoparlanti i informoi nxënësit se ‘jemi në izolim, ju lutemi qëndroni në dhomat tuaja’.

Oficeri i arrestimit mund të dëgjohet duke i thënë adoleshentes se bllokimi është faji i saj, por adoleshentja refuzoi të largohej nga ndërtesa derisa e morën me pranga.