Europa kthen nxënësit në shkolla/ Shumë vende nuk detyrojnë mbajtjen e maskës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa kthen nxënësit në shkolla/ Shumë vende nuk detyrojnë mbajtjen e maskës

Shkollat ​​në të gjithë Europën po rihapen, ndërsa qeveritë insistojnë që nxënësit të kthehen në klasa, pas disa muajsh mësimi online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E ndërsa mbajtja e maskës në klasa është kundërshtuar gjerësisht, disa institucione kanë përshtatur ndarëse plastike në banka dhe masa të tjera të distancimit dhe higjienës duke shmangur përdorimin e saj.

Në Angli shkollat ​​u rihapën me faza nga data 1 qershor, ndërsa klasat janë ndarë në grupe të vogla të ashtuquajtura ‘flluska’. Ruajtja e distancës fizike është prioritet, ndërsa mbajtja e maskës është e detyruar vetëm për nxënësit e shkollave të mesme në vendet me rrezik të shtuar infeksioni. E njëjta situatë edhe në Gjermani, ku ka patur reagime të ashpra nga prindërit dhe mjekët për mbajtjen e maskës.

Shkollat janë rihapur që nga fillimi i muajit gusht, por vijon pjesërisht edhe mësimi online.

Advertisement

Shkollat ​​fillore dhe të mesme holandeze filluan rihapjen në faza në muajin gusht. As nxënësit dhe as mësuesit nuk janë të detyruar të mbajnë maska. E njëjta situatë edhe në Norvegji, ku shkollat ​​u rihapën gradualisht nga 27 prilli. Të mësuarit në internet nuk është më një mundësi. Shokët e klasës rrinë së bashku dhe nuk përzihen në shkollë me anëtarët e grupeve të tjera. Gjatë pushimeve, secilës klasë i caktohet një zonë e ndryshme e sheshit të lojërave. Koha e pushimit është gjithashtu e shkallëzuar. Fëmijët me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen për Covid-19.

Ndërsa shkollat ​​suedeze qëndruan të hapura gjatë tetë muajve të pandemisë, përveç pushimeve të verës. Autoritetet lokale vendosin se si të trajtojnë shpërthimet e mundshme, duke përfshirë mundësinë e mbylljes së shkollave individuale. Çdo shkollë është përgjegjëse për ndjekjen e udhëzimeve për distancën fizike dhe higjienën. Maskat nuk janë të detyrueshme.

Vetëm në Francë, maska është e detyrueshme vetëm për nxënësit mbi 11 vjeç, në mjediset e brendshme. Në shkollat ​​fillore, klasat do të ndahen në grupe me nga 8 deri në 15 nxënës dhe orët e mësimit do të shkurtohen.

Europa kthen nxënësit në shkolla/ Shumë vende nuk detyrojnë mbajtjen e maskës shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy