Palestinezët kritikuan të dielën Izraelin për refuzimin ndaj rihapjes së konsullatës amerikane në Jeruzalem, një veprim që do të rikthente misionin kryesor diplomatik të Uashingtonit për palestinezët në qytetin e kontestuar.

 

Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha të shtunën vonë se në Jeruzalem nuk kishte vend për një mision tjetër amerikan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata e ish-presidentit Trump e kishte mbyllur konsullatën amerikane në Jeruzalem, një zyrë që për vite me radhë kishte shërbyer praktikisht si ambasadë për palestinezët. Sekretari i Shtetit Antony Blinken është zotuar ta rihapë atë, një veprim që Izraeli thotë se do të sfidonte sovranitetin e tij mbi qytetin. Rihapja mund të ndihmojë në përmirësimin e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara me palestinezët, që u dëmtuan gjatë mandatit të zotit Trump.

 

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme palestineze tha se e sheh rihapjen e konsullatës si pjesë e angazhimeve të komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund pushtimit prej dekadash të Izraelit të territoreve mbi të cilët palestinezët kanë pretendime për shtetin e tyre të ardhshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jeruzalemi Lindor është pjesë e pandashme e territorit të pushtuar palestinez dhe është kryeqyteti i shtetit të Palestinës. Izraeli, si fuqi pushtuese, nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj vendimit të administratës amerikane”, thuhet në deklaratë.

 

I pyetur për konsullatën në një konferencë shtypi, zoti Bennett përsëriti qëndrimin e Izraelit për Jeruzalemin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka vend për një konsullatë tjetër amerikane në Jeruzalem,” tha ai. “Jeruzalemi është kryeqyteti i një shteti dhe ky është shteti i Izraelit”.

 

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid sugjeroi se konsullata mund të hapej në qendrën administrative palestineze në Ramallah të Bregut Perëndimor. Palestinezët e refuzojnë idenë sepse kjo do të minonte pretendimet e tyre ndaj Jeruzalemit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli e sheh Jeruzalemin si kryeqytetin e tij historik dhe të pandarë. Palestinezët kërkojnë pjesën lindore të qytetit, të cilin Izraeli e pushtoi në 1967 dhe e aneksoi më vonë.

 

Çështja e konsullatës po kthehet në një provë tjetër midis qeverisë së zotit Bennett dhe administratës së presidentit Biden, e cila ka marrë hapa për t’iu rikthyer politikës së jashtme tradicionale amerikane ndaj Izraelit dhe palestinezëve pasi Shtëpia e Bardhë e ish-presidentit Trump mbështeti kryesisht Izraelin për çështjet që lidhen me konfliktin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken nuk ka dhënë një datë të saktë për rihapjen dhe zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet se qëndrimi kundër i Izraelit mund të bëhet pengesë për arritjen e këtij qëllimi./ Voa