Dëshira për të pasur një trup në formë, bëri që Shelia të shtonte orët e stërvitjes për të arritur rezultatet e kërkuara. Për 30 vite pa u ndalur, Shelia është ushtruar rreth 2 orë në ditë për gjashtë herë në javë. 62-vjeçarja zbulon se dhe djem të moshës 20 vjeç i shkruajnë në Instagram duke e ngatërruar këtë aplikacion me Tinder, e cila është e specifikuar vetëm për takime.
“Fillova shëndetin dhe stilin e jetës fizike kur isha 30 vjeç, pasi linda fëmijën e dytë. Unë luaj tenis dhe ushtrohem gjashtë herë në javë. Në të dyzetat e mia nisa palestrën dhe besoj se kjo ka luajtur një rol parësor në tonifikimin e turpit tim”, tha Shelia.
Më tej ajo shtoi: “Unë gjithmonë jam pyetur në palestër se cila është mosha ime dhe gratë e reja gjithmonë më thonë: “Ne thjesht duam të jemi si ju kur të plakemi”.