Katër anije të mëdha luftarake të Rusisë janë vënë re duke lundruar afër ishujve japonezë, Honshu dhe Hokaido, me mundësi drejt Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes në Japoni janë parë ato që janë dukur si pajisje ushtarake brenda anijeve.

I pyetur nëse ato mund të jenë nisur drejt Ukrainës, zëdhënësi i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, ka thënë për Reuters se “ka mundësi”.

Lufta në Ukrainë, të cilën Rusia e konsideron “operacion special ushtarak” nuk ka shkuar ashtu siç është planifikuar, pasi pajisjet ushtarake janë zbrazur më shumë sesa është pritur, sipas analistëve ushtarakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";