Ushtarë britanikë mund të jenë nisur drejt Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtarë britanikë mund të jenë nisur drejt Ukrainës

Forcat e Armatosura britanike kanë vënë re se ka një mungesë të vogël të numrit të ushtarëve në shtabet e tyre dhe ka dyshime të forta se ata mund të jenë nisur drejt Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ushtria e Britanisë së Madhe për median shtetërore BBC.

Sipas pretendimit, ushtarët janë larguar pa afat. Pavarësisht se nuk është konfirmuar se ku mund të jenë, bindja se mund të jenë nisur drejt Ukrainës është e madhe në radhët e komandatëve ushtarakë britanikë.

Por, përtej këtij fakti, ka një thirrje të qartë nga zyra për shtyp e Ushtrisë, që ata të rikthehen menjëherë nëse e kanë ndërmarrë këtë akt.

Advertisement

Kjo ngjarje ka bërë që i gjithë stafi ushtarak ta ketë të ndaluar udhëtimin drejt Ukrainës, pa afat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy