Qeveria britanike ngre alarmin: Rusia ka nisur planin e pushtimit të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria britanike ngre alarmin: Rusia ka nisur planin e pushtimit të Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka nisur planin për pushtimin e Ukrainës, sipas BBC. Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë në një konferencë për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve.

Rikujtojmë se situata vazhdon  mbetet e tensionuar pavarësisht se presidenti amerikan Joe Biden pranoi paraprakisht të mbajë një samit me homologun e tij rus Vladimir Putin. Ndërkohë që nga ana tjetër Moska deklaroi se ekzistonte mundësia e një takimi mes dy lidërve por se ende nuk ka një plan konkret.

Sipas agjencisë së lajmeve  pro qeveritare ruse “RIA” ushtria ruse ka vrarë pesë ushtarë ukrainas në kufi. Ushtarët u vranë teksa forcat ruse shkatërruan një autoblind ukrainas, i cili sipas tyre kishte hyrë në territorin e Rusisë.

Advertisement

Në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet e rebelëve pro rusë ndaj ushtrisë së Ukrainës, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga burime të paanshme të vrasjes së pesë ushtarëve ukrainas nga ushtria ruse brenda kufirit të Federatës së Rusisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy