Perdorimi i pasaportës së gjelbër për të aksesuar aktivitetet kulturore dhe jo vetëm,vaksinimi i detyruar për grupe të caktuara si dhe diskriminimi ndaj personave që nuk duan të vaksinohen ka sjellë reagimin e qytetarëve në vendet te ndryshme evropiane.

Ata kanë  shprehur zemerimin e tyre duke protestuar.

 

Në Angli, tubuesit mbushën rrugët e Londrës për të kundërshtuar  “pasaportën e re shendëtësore”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“ U linda i lire dhe do jetoj i lire”  me kete thirrje anglezët  shprehen shqetesimin e tyre për kufizimet që vendosi qeveria per perdorimin e kartes së gjelber në ambiente të caktuara,  e që sipas tyre shkel të drejtat  themelore të njeriut.

 

Edhe në Izrael qindra njerëz u mblodhën para shtëpisë së kryeministrit Naftali Bennett për të protestuar , pasi ky i fundit krtikoi personat të cilët refuzojnë të injektohen me vaksinën kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kryeministri izraelit beri të ditur se në ditët në vijim do të miratohet ligji i ri ku të gjithë të pavaksinuarit do të duhet të paguajnë vetë për testimet.

 

Demonstruesit bllokuan rrugët dhe hodhen parulla kundër Bennett.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ata u perplasen edhe me policinë e cila u përpoq të shpërndajë turmën. Ndërkohë, pesë persona u arrestuan nga forcat e rendit.