Peticion kundër pasaportës së vaksinës/ Britanikët mbledhin 100.000 firma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peticion kundër pasaportës së vaksinës/ Britanikët mbledhin 100.000 firma

Pavarësisht se qeveria britanike është zotuar se nuk do të krijojë pasaportën dixhitale të Covid-19, qytetarët anglezë kanë dashur të sigurohen që nuk do të ndodhë e kundërta.

Së fundmi, ata kanë nënshkruar një peticion me 100,000 firma duke i kërkuar kështu qeverisë një angazhim me serioz dhe të fortë për mosrealizimin e kësaj pasaporte.

Peticioni, i cili i kërkon qeverisë britanike të mos imponojë të ashtuquajturat pasaporta të “imunitetit” për publikun e gjerë, arriti të mbledhë mijëra firma vetëm brenda 20 ditëve.

Një nismë e tillë është vlerësuar e nevojshme nga qytetarët, pasi kabineti qeveritar paraqitet i ndarë në qëndrime në lidhje me pasaportat e vaksinimit. Edhe pse më herët Ministri Britanik për Procesin e Vaksinimit, Nadim Zahawi, ka përjashtuar një masë të tillë, Sekretari për Punët e Jashtme, Dominik Raab, është shprehur ndryshe, duke ringjallur shqetësimin publik:

Advertisement

DOMINIC RAAB
SEKRETARI PËR PUNËT E JASHTME
“Një mundësi e tillë nuk është përjashtuar ende, është duke u diskutuar. Nëse do të vendoset një gjë e tillë, duhet të jetë funksionale. Pavarësisht nëse do të jetë ndërkombëtare, kombëtare apo lokale, dokumenti duhet të jetë i besueshëm. Pra siç e thashë, po konsiderohet akoma.”

Njëqind mijë firmat e mbledhura tashmë synojnë pikërisht të shmangin miratimin e një dokumenti të tillë. Qytetarët shprehen se statusi i vaksinimit prek jo vetëm lirinë e tyre për të udhëtuar në vende të ndryshme, por edhe qasjen e tyre në jetën shoqërore brenda vendit, deri edhe në hyrje-daljet në ushqimore e qendra tregtare.

 

Bazuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, britanikët kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në një debat parlamentar.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy