Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë pushtimin e Rusisë. Në një intervistë për Sunday Times, Johnson tha se mbështetja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar atë si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

“Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive,” tha Johnson.

Por ai tha se besonte se Pekini kishte filluar të kishte “mendje tjetër” për pozicionin e tij neutral.

Kina ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë dhe ka pasur raporte se Moska i ka kërkuar ndihmë. Të premten, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën se do të kishte “pasoja” nëse ofronte ndihmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të shtunën, ministri i jashtëm kinez Wang Yi e quajti pozicionin e vendit “objektiv dhe të drejtë”, duke shtuar se ai nuk do t’i përgjigjet presionit të jashtëm për këtë çështje.