Një grua ndërroi jetë pas vaksinimit, Sllovenia pezullon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një grua ndërroi jetë pas vaksinimit, Sllovenia pezullon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti Covid të prodhuar nga Johnson & Johnson.

Ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar tha se vendimi është marrë për shkak se një grua ndërroi jetë pas vaksinimit.

“Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru”, tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene, raporton Reuters.

Advertisement

Vaksina Johnson & Johnson është një nga disa vaksinat që Sllovenia po përdor për imunizimin e popullsisë ndaj koronavirusit. Sllovenia ka vaksinuar plotësisht gati 47% të popullsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy