Qeveria kanadeze është pajtuar që të marrë rreth 1.000 afganë, të cilët për më pothuajse një vit kanë jetuar në një qendër refugjatësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Këta afganë ikën nga shteti i tyre pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke cituar shtatë burime, Reuters raportoi se Otava është pajtuar që t’i pranojë refugjatët të cilët po prisnin të vendoseshin në Shtetet e Bashkuara. Tani, autoritetet po shqyrtojnë rastet për të identifikuar se cilët persona plotësojnë kriteret për zhvendosje në Kanada.

 

Kriteret e Kanadasë për zhvendosjen e qytetarëve nga qendrat përfshijnë pakicat fetare, gratë beqare, shërbyesit civil, aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët, thanë burimet për Reuters.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zhvendosja e afganëve pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe mund të përfshijë edhe 500 refugjatë të tjerë në qendër, që kanë lidhje me Kanadanë, thanë burimet.

 

E pyetur për këtë marrëveshje, Ambasada kanadeze në Abu Dabi shpërndau njoftimin e departamentit të emigrimit që thotë se prioriteti i Otavës është të mbështesë afganët që të arrijnë në Kanada. REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";