Afganët e strehuar në Britani: Nuk mund ta durojmë më këtë situatë, na dërgoni në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afganët e strehuar në Britani: Nuk mund ta durojmë më këtë situatë, na dërgoni në shtëpi

Ndonëse “luftuan” që të shpëtojnë nga talebanët, shpërthimet e bombave dhe shkrepjet e armëve, refugjatët afganë të strehuar në Britaninë e Madhe duan të shkojnë sërish në shtëpi duke u shprehur se nuk munden të jetojnë më në kushtet e këqija me të cilat përballen.

Jetesa në hotele për shumë familje afgane është bërë e pamundur. Afganët u mirëpritën në fillim të gushtit nga Boris Johnson gjatë Operacionit Mirëseardhje e Ngrohtë.

Sipas programit 7000 afganë u mirëpritën për të “rindërtuar jetën e tyre, për të gjetur punë, për të ndjekur arsimin dhe për t’u integruar në komunitetet e tyre lokale”.

Advertisement

Tani disa nga refugjatët kanë thënë se “nuk mund ta durojnë më këtë situatë” raportoi Guardian.

“Kam pasur disa pacientë që më thonë se duan të shkojnë në shtëpi. Një burrë, 67 vjeç, vazhdonte të thoshte: Nuk mund ta duroj më këtë.

Më duhet të dal nga kjo dhomë (hoteli). Unë thjesht dua lirinë time nga hoteli. Më duhej t’i jepja ilaçe dhe gruas time sepse ishte shumë e mërzitur”, tha një mjek.

Po sa sukses ka pasur ky projekt kaq ‘altruist’ i Mbretërisë së Bashkuar në momentin që një popull i arratisur kërkon të kthehet në terrorin e atdheut? Danny Thorpe e përshkroi programin e qeverisë si një “dështim”. Kjo sipas tij pasi deklaratat e Johnson nuk ishin në përputhje me vendimet që u morën për këta njerëz praktikisht.

Advertisement

Mes vendeve të para që hapi dyert për afganët është edhe Shqipëria, ku deri më tani janë strehuar 644 afganë, të cilët u strehuan në  ‘Qytet Studenti’, Durrës, Lezhë dhe Berat.

Afganët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy