Yuri Kim: Të prekur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim: Të prekur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët

Yuri Kim zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme me kryediplomaten shqiptare Olta Xhacka.

Ambasadorja amerikane tha se SHBA-të po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për strehimin e afganëve në vendin tonë.

Teksa foli për mediat pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Yuri Kim shtoi se afganët do të strehohen përkohësisht në Shqiperi.

Ajo nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganeve.

Advertisement

“Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm.I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha për mediat ambasadorja Yuri Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy