Tirana këtë sezon është shumë pranë titullit kampion dhe në garë edhe për Kupën e Shqipërisë. Kapiteni i bardhebluve, Gent Muça, ndihet më i sigurt se kurrë në këtë skuadër, e cila pritet të shpallet kampione e Superligës edhe nëse kampionati nuk vijon.

Pas një kalvari dëmtimesh, senatori i Tiranës ka rimarrë rolin e liderit në fushë dhe dëshira e tij është ta mbyllë karrierën te bardheblutë, edhe nëse do t’i vinte një ofertë nga rivalët e përjetshëm, Partizani.

“Nuk ka rrogë që më blen për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa asnjë mendjemadhësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë.

Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana”, u shpreh 33-vjeçari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";