Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas.

Artisti 56-vjeçar, djali i të ndjerit Stamatis Kokota, pësoi një atak në zemër gjatë një xhirimi televiziv për emisionin J2US.

Sipas asaj që u bë e ditur, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij në xhirime.

Është thirrur menjëherë ambulanca dhe këngëtari Dimitris Kokotas u dërgua në spitalin Gennimatas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burimet spitalore thonë se ai ka pësuar një atak në zemër dhe një konvulsion. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike për pacientin, tha një burim spitalor për protothema.gr, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar./vizionplus.tv