Libia vijon te vuajë dëmet katastrofik që ka lënë stuhia “Daniel” pas përmbytjeve masive. Ekipet e shpëtimit vijojnë të jenë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve, shpresë kjo që po shuhet nga ora në orë.

 

Mijëra  persona humbën jetën kur dy diga shpërthyen pas reshjeve intensive në qytetin e Dernas. Deri më tani janë shënuar 11 mijë viktima, shifër kjo që mund të shkoj në 20.000, nga lista e gjatë e personave që rezultojnë të zhdukur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit rreth 30.000 njerëz kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre janë shkatërruar.

 

Numri i lartë i trupave të dekompozuar  nën rrënoja në qytetin e Dernas ka ngritur shqetësime për rrezikun e sëmundjeve për të mbijetuarit. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar ka përshpejtuar përpjekjet  për të siguruar ndihma. Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare në OKB, bëri thirrje për grumbullimin e mbi 71 milion dollarëve për të adresuar nevojat urgjente të qytetarëve të prekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";