Këshilli i Evropës tha se Komiteti i Ministrave zyrtarisht kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga ky trup për të drejtat e njeriut.

 

Kjo është hera e parë që një anëtar përjashtohet nga ky Këshill. Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, tha përmes një deklarate më 16 mars se ka miratuar në mënyrë unanime mocioni “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e organizatës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar organizatën se do të tërhiqej, duke shtuar se “Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës nga sot, pas 26 vjetësh anëtare”.

 

Këshilli i Evropës e kishte pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric, e ka përshkruar sulmin ndaj Ukrainës si “shkelje flagrante” të statusit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, institucion të cilin Këshilli e mbikëqyrë./R.E/L