Këshilli i Evropës nis procedurën për përjashtimin e Rusisë nga organizata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli i Evropës nis procedurën për përjashtimin e Rusisë nga organizata

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka nisur procedurën për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në median sociale Facebook.

“Këshilli i Evropës, fleksibilitetin e të cilit në lidhje me Rusinë e njoh shumë mirë nga puna ime si ambasador atje, sot mori një vendim revolucionar për vete – komiteti i përbashkët i Këshillit të Evropës, i cili mbledh së bashku udhëheqjen e ‘PACE’, përfaqësues shteteve dhe Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, rekomandon aplikimin në Rusi të një procedure që çon në përjashtimin e këtij vendi nga Këshilli i Evropës”, tha Kuleba.

Ukraina ndodhet në ditën e dytë të luftës me Rusinë. Vendi raporton të paktën 137 vdekje. OKB-ja vlerëson se mbi 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy