Kina ka akuzuar NATO-n se ishte shkaku i rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, çka solli edhe konfliktin e armatosur mes dy shteteve.

Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i merrnin seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangnin minimin e të drejtave apo interesave të saj, gjatë përpjekjeve për të zgjidhur krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters.

Zhao u tha gazetarëve se “vendosja pa pushime e sanksioneve nuk do të sjellin kurrë paqe dhe siguri, por do të shkaktojë vështirësi serioze për ekonomitë dhe jetesën e vendeve të prekura”.

Siç raporton Sky News, ai tha se Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim normal tregtar, përfshirë tregtinë e naftës dhe gazit, në frymën e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kina njoftoi pak ditë më parë se do të dërgonte ndihma humanitare në Ukrainë, me vlerë 791 mijë dollarë.