SHBA: Kina po i jep mbështetje “në heshtje” Rusisë, për pushtimin e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Kina po i jep mbështetje “në heshtje” Rusisë, për pushtimin e Ukrainës

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, deklaroi të hënën e 14 shkurtit se Kina po i jep “mbështetje në heshtje” Rusisë për një pushtim të Ukrainës.

Kirby nënvizoi në emër të departamentit të mbrojtjes se ky është besimi i autoriteteve amerikane.

Gjatë një konference për mediat, sekretari i shtypit i Pentagon-it tha se deklarata e përbashkët e 4 shkurtit ofron dëshmi se “Kina ka vendosur që ata do të qëndrojnë përkrah Rusisë në lidhje me atë që po ndodh në Evropë”.

Sipas zyrtarit amerikan, mbështetja e tyre është “e heshtur, por thellësisht alarmante”.

Advertisement

Kur u pyet nga një gazetar se çfarë provash kanë SHBA-të, Kirby tha se “vetë deklarata çon në këndvështrimin tonë si mbështetje në heshtje”.

Kina njeh qeverinë e Ukrainës mirëpo Pekini zyrtar ka vazhduar të forcojë marrëdhëniet e tij me Moskën.

Në një deklaratë prej pesë mijë fjalësh të lëshuar më 4 shkurt, Xi Jinping dhe Vladimir Putin treguan se të dy vendet do të vazhdonin të thellonin partneritetin e tyre.

“Rusia konfirmon se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e Kinës dhe kundërshton çdo formë të pavarësisë së Tajvanit”, thuhet në deklaratë. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia dhe Kina “kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy